VIDEO/ Nga mungesa e Brojës, zgjedhja e Muçollit dhe Moldavia, “zbërthehet” Sylvinho
Sylvinho, trajneri i Kombëtares, është live në konferencë për shtyp, duke folur për listën e lojtarëve të grumbulluar, por mbi të gjitha duke analizuar dy sfidat e fundit kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe:
“Kemi dy finale shumë të rëndësishme. Në këto fushatë kemi thirrur 40 lojtarë. Për herë të parë, me mua, kemi marrë Muçollin. Çuni? Kemi dy pyka si Cikalleshi dhe Daku, por dhe lojtarë të tjerë që mund të bëjnë atë rol, si Uzuni apo Seferi. Në këto ndeshje ne kemi nevojë për sulmues anësorë, për këtë arsye kemi thirrur Muçollin. Kemi përpara dy ndeshje të rëndësishme që vendosin fatin e kualifikimit për në Evropian. Luajmë ndaj dy rivalëve që janë shumë të fortë në mbrojte, Moldavia është një kundërshtar që nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi:
Nuk kemi frikë, preokupim gjithmonë. Kemi dy finale të rëndësishme, futbolli është shumë i vështirë. Jemi të ndërgjegjshëm që kemi dy finale të rëndësishme, vendimtare, duhet të përgatitemi mirë për të dyja. Kemi një ndeshje të vështirë me Moldavinë, lojtarët janë të karikuar, i kam dëgjuar. Enea doli nga lista por të tjerët janë gati, e dimë që duhet të përgatitemi mirë. Frikë kurrë, por të impenjuar në punë, që të përgatitim mirë këto ndeshje. Pjesa më e bukur e futbollit është ajo, kur shkon në fushë duhet përgatitur mirë. Duhet ti respektojmë të gjithë, në grup janë të gjithë në garë dhe duhet të hyjmë me forcë në ndeshje.
Mendoj se nuk duhet të ndryshojmë. Me të drejtë më kujtohet që tani bëhen llogaritë, por në futboll është e vështirë. Duhet të përgatitemi mirë të dyja, e drejtë që matematikisht luhet për një pikë, por është e pamundur që të hysh të luash për një pikë, është e pamundur. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë, jemi një skuadër me djersë, shpirt, zemër, që hyn në fushë me forcë. Ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, Moldavia është në lojë dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë.


