Dyshohet se ngacmoi seksualisht 9-vjeçaren në rrugë, prangoset 41-vjeçari në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2023, 11:31
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin me inicialet F. B., 58 vjeç, pasi ka kallëzuar një 41-vjeçar se ky shtetas dyshohet se i ka ngacmuar seksualisht, në rrugë, vajzën 9 vjeçe. Vijojnë hetimet për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
