EMRI + VIDEO/ Policia i vihet pas, 38-vjeçari hedh nga makina pistoletën, arestohet disa minuta pas ndjekjes nëpër Vlorë

Vijojnë kontrollet, në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, hodhi nga automjetit që drejtonte, pistoletën që mbante me vete, sapo pa shërbimet e Policisë, vihet në pranga pas disa minutash ndjekje shtetasi Enron Konomi (Daupi).

Njoftimi i Policisë

Vijojnë kontrollet, në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.

EMRI + VIDEO/ Policia i vihet pas, 38-vjeçari hedh nga makina

Hodhi nga automjeti që drejtonte, pistoletën që mbante me vete, sapo pa shërbimet e Policisë, vihet në pranga pas disa minutash ndjekje 38-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me fishekë në të. Strukturat e Hetimit të Krimeve dhe Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, në zbatim të planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në kuadër të operacioni policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë konstatuar dhe goditur një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje, në qytetin e Vlorës.

Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. K alias E. D., 38 vjec, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit.”. Shërbimet e Policisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë lokalizuar në lagjen “Isa Boletini”, automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi E. K dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe ka hedhur nga automjeti, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe prangosur nga Policia.

Armën e zjarrit pistoletë së bashku me fishekët dhe automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.