Ngacmoi se*sualisht 14-vjeçaren, arrestohet shoferi i linjës së transportit të nxënësve në Këlcyrë

Shoferi i linjës së transportit të nxënësve ndalohet nga policia e Përmetit pasi dyshohet për ngacmim seksual ndaj një nxenëseje të mitur.

Ngjarja ka ndodhur sot ku nxënësja 14 vjeçare nga fshati Katundisht është ankuar tek mësuesja e saj në shkollën 9 vjeçare "Kamber Bënja" në Këlcyrë.

Përditë shoferi i furgonit që transporton nxënësit nga fshati Katundisht ngacmonte përmes formave të ndryshme 14 vjeçaren madje dhe fizikisht.

Kjo situatë ka qënë e përsëritshme aq sa sot minorenia u ankua tek mësuesja kujdestare pasi kjo e fundit e pa duke qarë.

Menjëherë minorenia është çuar në Policinë e Përmetit ku ka dhënë dëshmi nën prezencën e psikologut.

Vetë nxënësja ka rrëfyer momentet e sikletshme dhe ngacmimet seksuale që i bënte shoferi i furgonit.

Pas kësaj është ndaluar shoferi i furgonit cili po mbahet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, derisa Gjykata e Faktit të shprehet brenda 48 orëve me një vendim.

Njoftimi i policisë Këlcyrë:

Ngacmoi seksualisht një 14-vjeçare në furgonin me të cilin transportonte nxënësit, ndalohet 36-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Këlcyrë pas kallëzimit të bërë nga një 14-vjeçare se drejtuesi i furgonit që transportonte nxënës shkolle, e kishte ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme përreth 1 viti, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i punës, është bërë kapja e shtetasit N. J., 36 vjeç, banues në fshatin Katundisht, Këlcyrë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë ndalimi i tij për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.