Mungojnë kanalizimet, rreth 15 familje në Paskuqan jetojnë mes ujërave të zeza

Rreth 15 familje në rrugën Azem Galica në Paskuqan jetojnë mes ujrave të zeza, për shkak se mungojnë kanalizimet.

Banorët thonë se prej kohësh janë ankuar në bashkinë Kamëz që ende nuk u ka dhënë një zgjidhje duke i lënë mes rrezikut të infeksioneve

Këto janë ujrat e zeza që kanë mbuluar këtë banesë në zonën e Paskuqanit.

Të njëjtin problem e kanë dhe disa shtëpi të tjera.

Banorët të cilët thonë se jetojnë prej më shumë se 20 vitesh janë të shqetësuar me këtë situatë pasi mungesa e kanalizimeve po ua vështirëson jetesën.

Si zgjidhje kanë gjetur gropat septike.

Rreziku për infeksion është prezent sidomos në stinën e verës

Në dimër shtëpitë përmbyten nga uji.

Bashkia Kamëz është në dijeni të problemit por deri më tani nuk ka ska asnjë.

Banorët në rrugën Azem Galica kërkojnë marrjen e masave nga bashkia, pasi në kohë shirash ato detyrohet të paguajnë bote’private për të tërhequr ujin.