ERDHI DIMRI/ Shi dhe ulje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të theksuara reshjet paraqiten në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare e të dendura deri në orët e mesditës. Më pas mot me kthjellime e vranësira kryesisht në relievet malore në verilindje.
Që në orët e para të 24-orëshit përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe vijës bregdetare prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët e hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër të izoluar hera –herës në intervale të shkurtra kohore reshjet do të jenë problematike.
Gjatë orëve të mesditës reshjet intensiteti i reshjeve bie në pjesën më të madhe të territorit për tu lokalizuar në veri por me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore reshje bore me intensitet të ulët.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-9m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina erë intensive dhe problematike me shpejtësi 12-17m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:




