Gazetari denoncon Kompaninë "One": Oferta me 25 giga mashtrim, mbaron për dy ditë
Gazetari Isa Myzyraj i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai denoncoi kompaninë telefonike One për ofertat sipas tij jo reale duke denoncuar harxhimin e internetit prej 25 giga për një afat dy ditor.
Myzyraj: ”Kam një provë shumë konkrete. Me datë 6 SHtator deri më datë 3 Tetor nuk janë një muaj vetëm internet unë kam paguar 61 mijë lekë të vjetra dhe këtu janë faturat.
Më datë 6 Shtator 14 mijë lekë të vjetra ,më datë 14 Shtator 14 mijë lekë të vjetra , më datë 25 Shtator 14 mijë lekë të vjetra dhe 5 mijë lekë të vjetra dhe më datë 6 Tetor, 14 mijë lekë përmes bankës për 27 ditë. 61 mijë lekë vetëm internet në telefon.
Dhe kam pasur ofertën 14 mijë lekë dhe më mbaronte internet brenda dy ditësh 25 giga internet dhe është totalisht e pakonceptueshme dhe më kanë shkruar me dhjetra qytetarë në facebook aman na jep zgjidhje”.
Ai denoncoi kompaninë telefonike "One" edhe për ofertat, sipas tij, jo reale.
"Me merr kompania në telefon dhe më thotë kalojë numrin me kontratë dmth paguaj çdo muaj nga 12 mijë lekë dhe internet pa limit , unë e bëra kontratën para dy javësh .Unë kam mesazh kompania më ka thënë bëje me 12 mijë lekë unë kontratën e kam me 15 mijë lekë", tha gazetari.


