Videoja e shpërndarë nga kompania telefonike “One”, eksperti i IT: Është shkelur ligji
Eksperti i Teknologjisë së Informacionit Gent Progni, i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai, komentoi videon e dalë nga një prej dyqaneve të kompanisë telefonike “One”.
Në video shihen dy operatoret e dyqanit, të cilat teksa bisedeojnë në dyqan hyn një i armatosur që më pas njëra nga vajzat operatore e largon.
Kjo video e dalë nga dyqani i “One” për ekspertin e IT-së është në shkelje të ligjit.
Progni: “Shiko aty ka disa shkelje të ligjit. E para shkelja e ligjit është se në asnjë ambient pune nuk lejohet regjistrimi me zë kjo është e ndaluar në çdo ligj ndërkombëtar dhe Shqiptar kjo është shkelje shumë e madhe që bëhet . Pjesa tjetër , në momentin që ai nuk e ka bërë blur fytyrën sepse i lind e drejta dikujt ta publikojë atë video por sipas ligjit ti duhet të bësh patjetër imazhet blur”.

