Barbarizmi në qendrat e edukimit, Psikologia: Ne jemi produkt i qartë i një shoqërie tërësisht të dhunshme që nis nga familja

Rasti i dhunimit të 3-vjeçares në kopshtin “Stinët”, ku vogëlushes ju thye këmba dhe qëndroi me orë të tëra në atë gjendja brenda institucionit, ka tronditur mbarë opinionin publik për shkallën e barbarisë në ambientet e edukimit, kjo e fundit e palicensuar.

Për të mësuar më shumë se pse  ndodhin raste të tilla apo ccfarë testi duhet të kalojë një person që të bëhet edukator, si dhe për të kuptuar më shumë pasojat e traumës që mbetet tek fëmija apo prindërit në raste të tilla. E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte psikologia Sonila Jaupbashi.

“Rasti i 3-vjeçares është një rast i paprecedentë në pjesën e sipërme të ajsbergut.

E them këtë sepse mjafton të sikosh në komentet për këtë lajm, ku flitet me kërcënime dhe një gjuhë urrejtjeje në mënyrë të jashtëzakonshme dhe pastaj habitemi me këto që ndodhin.

E them këtë sepse ne jemi produkt i qartë i një shoqërie tërësisht të dhunshme, dhe një shoqëri e cila edukon përmes dhunës.

E kemi dhe si shprehje: “Kush të rreh, të do”. Është kaq e dhimbshme për t’u thënë, po aq dhe qesharake për t’u dëgjuar. Dhe derisa e themi këtë, ne e pranojmë fort dhunën.

Prindërit tanë kur flisnin me mësuesit i udhëzonin duke i thënë që godsite se kështu merr vesh, apo se kështu e bëj dhe unë në shtëpi. Pra këto janë problematika shumë të mëdha që lindin në familje.

Pra sot e bëjmë mediatike këtë fenomen por ai aty ka qenë gjatë gjithë kohës. Aty kanë qenë dhe në kohët më ekstreme”., theksoi ndër të tjera psikologia Sonila Jaupbashi.