Video e “One”, avokatja: Është e dënueshme, pamjet duhet dorëzoheshin në prokurori ose polici

Avokatja Nexhi Beqiri e ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai, komentoi videon e dalë nga një prej dyqaneve të kompanisë telefonike One.



Në video shihen dy operatoret e dyqanit të cilat teksa bisedeojnë në dyqan hyn një i armatosur që më pas njëra nga vajzat operatore e largon.

Kjo video e dalë nga dyqani i One për avokaten është e dënueshme.

“Kamera mund të ketë pasi regjistron dhe lëvizjet por jo deri dhe të regjistrojë bidesa. Për të kjo është e dënueshme. Ata shumë mirë mund ta marrin në përgjegjësi penale , ta denoncojnë sepse e kanë videon ta denonconin në prokurori dhe polici dhe jo ta shpërndanin në rrjete sociale”, është shprehur në fjalën e saj avokatja Beqiri.