Beqiri ankesa për kompanitë celulare: I mbajnë njerëzit peng nuk i lënë të shkëputen nga kompania
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2023, 21:09
Avokatja Nexhi Beqiri e ftuar në Ora Neës në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai denoncoi kompanitë telefonike për mbajtjen peng të klientëve.
Ajo u shpreh se: "Në momentin që unë nuk jam dakord të qëndroj me këtë kompani nuk më pëlqen shërbimi siç është mundet të kesh të drejtën për t'u larguar.
Por edhe mikeshat e mia gjatë muajit të kaluar kanë qenë në këtë problem aq të madh , telefononin pa fund që nuk i jepte të drejtën që të shkëputej në një tjetër kompani"

