Me fruta dhe një pije në dorë, Lulzim Basha takon në Kurbin të atin e Vis Martinajt (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2023, 13:36
Lulzim Basha ka nisur prej ditësh një tur takimesh në të gjithë vendin për t’u njohur me problemet e shqiptarëve dhe për t’i bindur ata për alternativën e re të PD-së.
Ndalesa e radhës ishte në Kurbin, ku kreu i demokratëve shfaqet i fotografuar me Mustaf Martinaj, babain e Ervis Martinajt ky i fundit emri më i përfolur i botës së krimit në vend, fati i të cilët ende nuk dihet pasi rezulton të jetë i zhdukur prej disa muajsh.
