Çuçi: Greqia e investuar për të zgjeruar minoritetin grek, duan vetëdeklarim aty ku nuk kanë qenë

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, pedagogia Ornela Çuçi u shpreh se Greqia është investuar përgjatë periudhës së tranzicionit postkomunist për zgjerimin e hartës së prezencës së minoritetit grek.

Çuçi: Greqia është investuar përgjatë periudhës së tranzicionit postkomunist për zgjerimin e hartës së prezencës së minoritetit grek. Dhe në këtë censurë indirekt kërkojnë me çdo kusht të vjelin frytin.

Duan vetëdeklarimin e grekëve aty ku nuk kanë qenë. Është fare e thjeshtë: kërkoni letrat e para viteve 1938 për të parë se si nuk ka pasues grekë me letra në bregdetin tonë të jugut.