Zjarri në pikën e skrapit në “Kurum”, drejtuesi teknik: Shkak i flakëve plasja e një baterie
Drejtuesi teknik i sigurisë së Jashtme në “Kurum”, Merkur Çipi foli sot në një komunikim me gazetarët për zjarrin që ka përfshirë pikëgrumbullimin e skrapit në Elbasan.
Ai u shpreh se, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe se zjarrfikësit janë angazhuar për ta vënë në kontroll të plotë.
“Kjo ngjarje ka ndodhur aksidentalisht nga një bateri e ndodhur në thellësi të brendshme të skrapit dhe nga shkëndijat që ka marrë atje, ka shpërthyer tymi”, u shpreh ai.
Ai theksoi se, kjo është një ngjarje aksidentale dhe një fatkeqësi për të gjithë ne.
“Atje janë materiale plastike, janë makina të ardhura nga jashtë. Tymi sigurisht është i dëmshëm, por është aksidentale, dhe është hera e parë që ndodh një gjë e tillë”, tha ai.
“Një shpërthim nga një bombol gazi ka dhënë një shkëndijë duke sjellë shpërthim në një depozitë tjetër skrapi”, theksoi Çipi.
