Censi/ Idrizi: Dule flet për Asociacion minoritetesh, Greqia do të bëjë Vorio Epirin e jugut

Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se Vangjel Dule ka folur për Asociacionin e minoriteteve dhe për Vorio Epirin.

Idrizi: Shqiptarëve duhet t’ua vrasë veshin ajo që tha zoti Dule. Foli për Asociacionin e minoritarëve. Kemi një artikulim të ri dhe duhet të ndalojmë që të jemi të kujdesshëm. Nuk po heqim një dhemb të prishur si Beleri, ndërsa do të ankohet Greqia se kanë dalë më shumë se 20%, por i kanë penguar tablatet.

Dule na flet për Asociacionin e minoritarëve. Ndërsa Prothothema fliste për Vorio Epirin dhe traktatin e Korfuzit. Duan të bëjnë Vorio Epirin e jugut në vendin tonë. Ky është projekti i tanimë i Greqisë dhe do të vijmë tek Asociacioni i Dules e do të bëhemi si Kosova me deputetë minoritarë.