Alba Kepi: Vacanza alla albanese e Melonit u përkthye sot në dorëzimin e Shëngjinit nën juridiksionin italian
"Porti i Shëngjinit iu dha Italisë për të ngritur qëndrën e mikpritjes së parë të emigrantëve përmes detit." Kështu shkruan gazetarja alba Kepi lidhur me marrëveshjen me Italinër për të sjellë emigrantët në Shëngjnin.
"Në vend që të zbarkojnë në brigjet italiane ata do të orientohen drejt portit shqiptar të Shengjinit.
Kapaciteti i mikpritjes 3000 emigrantë në muaj e 36 mijë në vit. Përjashtuar gra shtatëzënë e fëmijë.
Gjithcka e menaxhuar nga qeveria italiane e juridiksioni italian.
Brenda territorit të komunës së Shëngjinit do të ngrihet një qëndër e dytë strehimi emigrantësh deri në riatdhesimin e tyre. Qëndrat operative do jenë operative në pranverë 2024. Auguri Albania! Fëmijët e tu i ke cuar në emigrim, e tokën tënde po e bën hotspot për hallet e paaftësinë menaxhuese të qeverive europiane.
A nuk ishte Shëngjini destinacion turistik elitar i Shqipërisë? Meloni premtoi se qeveria e saj do zgjidhte problemin e fluksit gjigand të emigracioni. Nuk ia doli e zgjidhjen ia dha Rama! Pas Portit te Durrësit u dorëzua dhe Porti i Shëngjinit!
Kompanitë klienteliste shqiptare për ngritjen e mirëmbajtjen e qëndrave nga dyshekët tek supa e ditës janë me projektet gati e prej muajsh të aktivizojnë fuqinë e tenderave e fondeve."
