VIDEO/ Flakë ferri në Elbasan, nuk shuhet zjarri në fabrikën tek ish-Metalurgjiku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2023, 21:15
Vazhdon zjarri në fabrikën “Kurum” në Elbasan.
Pika e grumbullimit e skrapit në fabrikën “Kurum”, tek ish-Metalurgjiku i Elbasanit, është përfshirë nga flakët që prej paradites së sotme.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe situata në Elbasan paraqitet alarmante!
Në pamjet e siguruara nga “Ora News” pasditen e sotme shihen qartë dhe përmasat e këtij zjarri, ku herë pas here dëgjohen dhe shpërthime.