Partizani do fitoren e 6-të radhazi, Vllaznia kërkon kthesën. Formacionet zyrtare të sfidës

Partizani do të presë Vllazninë në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores, e cila do të luhet në “Arenën e Demave” në orën 18:00.

Të kuqtë kanë treguar një formë fantastike në javët e fundit duke marrë 5 fitore radhazi.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për shkodranët të cilët renditen në vendin e 7-të.

Trajnerët Abilaliaj dhe Osmani kanë hedhur në fushë më të mirët për të dalë me 3 pikët nga “Arena e Demave”.

Partizani: Qirko, Murataj, Bytyçi, Preka, Atanaskoski, Rrapaj, Mehmeti, Maget, Taipi, Cara, Bintsuka

Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Sala, Krymi, Boshnjaku, Gruda, Alivoda, Delaj, Balaj