Barcelona në sulm për mbrojtësin Klostermann nga Leipzig

Barcelona pritet të jetë shumë aktive edhe në merkaton e verës së ardhshme, teksa që tani ka zbuluar një pjesë të emrave.

Lukas Klostermann i Leipzigut është një ndër opsionet e shumta të Xavi Hernandezit, lojtar i cili shquhet për adaptimin në disa pozicione , arsye mëse e mjaftueshme për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’.

Për më tepër kjo marrëveshje s’do ti shkaktonte asnjë humbje katalanasve në aspektin ekonomik pasi 27-vjeçari e përfundon kontratën me gjermanët në 30 qershorin e 2024-ës , të cilin numri një i stolit e mirëpret në Katalunjë.

Lukas Klostermann aktivizohet për Leipzigun dhe eksperienca e tij e deritanishme është e konsiderueshme me 269 sfida, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 12 asiste. Përforcimi në mbrojtje me lojtarë cilësorë konsiderohet një prioritet në çdo merkato nga drejtuesit.