"Teatri i Asgjësë", Gary Neville kritika të ashpra ndaj Manchester United pas eleminimit nga Carabao Cup

Manchester United u eleminua mbrëmë nga Carabao Cup pasi u mund në shtëpi 0-3 nga Newcastle. Forma negative që po kalon ekipi këtë sezon ka bërë që të ketë shumë kritika nga skuadrës dhe trajnerit Erik Ten Hag.

Së fundmi ka qenë dhe ish-kapiteni i Manchester, Gary Neville që ka kritikuar ashpër skuadrën.

“Mbrëmjen e kaluar pamë ‘Teatrin e Asgjësë'” shkruan Neville në X.

“Çdo tifoz i Manchester ndjehet i mërzitur. Në fushë lojtarët ishin të shokuar, performanca e tmerrshme dhe një trajner që vuante para syve tanë. E kemi parë edhe më parë dhe e dimë si përfundon”, u shpreh Neville.