"Futeni në restorante veç e veç" - Vesa nxjerr Bleron "zbuluar": E kam ditur se ajo nuk ka qejf...

Dy banorët e spektaklit televiziv "BBVK2", Vesa dhe Blero, kanë pasur një bisedë ndryshe me njëri- tjetrin, kjo pasi modelja ka miqësi me të dashurën e këngëtarit.

Vesa, ka shprehur që e ka ditur që partnerja e Bleros e ka dikë, ndërkohë që është habitur kur këngëtari i tha se kanë vite së bashku.

Nga ana tjetër, modelja ka zbuluar arsyen se pse çifti vazhdon e mban të fshehtë lidhjen.

Kjo pasi e dashura e tij, nuk ka qejf që lidhja e tyre të jetë publike.

Blero ka shtuar se të dy njihen me familjen e njëri-tjetrit, por ka respektuar vendimin e saj, duke qenë më të kujdesshëm me daljet e tyre në publik.

"E di që futeni në restorante veç e veç", ka shtuar Vesa.