VIDEO/ "E ke parë veten në pasqyrë?" Menaxherët e Ganiut "shpërthejnë" pas ofendimit live të Anitës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2023, 08:34
Spektakli i së premtes në ekranet kosovare "BBVK2", nisi me një përplasje mes Gani Gërmisë dhe opinionistes Anita Muçaj Haradinaj.
Kjo e fundit e ofendoi gazetarin duke e cilësuar të papërshtatshëm fizikisht me banoren Brikenda Karricaj. Mes kësaj, Anita tha se Brikenda është shumë e bukur, teksa iu drejtua Ganisë:
"A e ke parë veten në pasqyrë". Për këtë u bë një reagim nga profili zyrtar i Ganiut në rrjetin social "Facebook", që menaxhohet nga një familjar i tij.
"Ofendimet dhe gjuha ofenduese nuk duhet të tolerohen dhe duhet të ndëshkohen. Ne duhet të themi se respekti ndaj njëri-tjetrit është vlera më e rëndësishme", thuhet në postim.
