Çfarë ndodhi? Aktori lë pistën e vallëzimit, arsyeja nuk dihet

Çfarë ndodhi? Aktori lë pistën e vallëzimit, arsyeja
 Në natën e pestë të spektaklit televiziv "DWTS" pati shumë të papritura.

Aktori Roerd Toçe ka lënë në mes garën në spektaklin e kërcimit.

Shkak për këtë, siç u shpreh aktori është bërë një problem shëndetësor, për të cilin ai nuk zbuloi më shumë detaje.

I emocionuar, duke falënderuar partneren e tij në kërcim Ensën, Roredi la garën e "DWTS".

Mbrëmjen e së premtes konkurrentët janë të ndarë në dy skuadra, "Krushqit" dhe "Kalle". Skuadra "Kalle", e Julianës dhe Dion dhe skuadra "Krushqit" e Roerdit dhe Ensës, të krijuara nga spektakli i javës së shkuar kërcejnë sonte të njëjtin kolazh muzikor, nga vitet ’80-’90.

Skuadra më e votuar që pati imunitet nga eliminimi ishin "Krushqit", teksa çiftet e skuadrës humbëse  garuan mes njëri-tjetrit në çift.

Çfarë ndodhi? Aktori lë pistën e vallëzimit, arsyeja