VIDEOJA që nuk duhet ta humbisni/ Shkon në punë, por ... "Voila" - Dea Mishel gjen në tavolinë dhuratën "misterioze" nga ...

Moderatorja e njohur, Dea Michel Hoxha, e ka nisur ditën e djeshme me një surprizë tepër misterioze. Ajo ka ndarë me ndjekësit se në momentin që ka mbërritur në punë, dikush i kishte thënë se i kishte ardhur një dhuratë surprizë nga Amerika.

"Sot erdha në punë në Top dhe më thanë që më ka ardhur një pako surprizë nga Amerika. Është vërtet surprizë. Me ndiqni hahahah", ka shkruar Dea.

Në një tjetër postim, Dea ka zbuluar pakon dhe bëhet fjalë për një kuti thesari, të cilën mund ta hapë vetëm nëse arrin të gjëje kodin përmes disa letrave të dërguara së bashku me pakon.

"Unë kam mbetur me këto letrat në dorë dhe nuk kuptoj asgjë. Këta më kanë parë mua që kam fituar një konkurs inteligjence dhe kanë menduar që jam një inteligjente e vërtetë", sqaron Dea.

Dea ka vijuar postimet e saj, duke treguar se e ka shumë të vështirë të gjejë kodin dhe gjithashtu "ankohet" që përse ndjekësit e saj janë kaq misterioz, që në vend që të dërgojnë një tufë me lule së bashku me një pusullë, dërgojnë dhurata misterioze.

Ndërkohë që ka kërkuar ndihmë nga shumë ndjekës dhe ka provuar disa kode, moderatorja ka organizuar të gjithë stafin e saj që t’i vijnë në ndihmë asaj por ende pa sukses.

Më në fund, ka qenë një ndjekës i ka treguar kodin moderatores, e cila ka mundur ta hapë por ende nuk e ka zbuluar për ndjekësit e saj se çfarë gjendet brenda saj.