Edona James premton se nuk do përmbahet: Nëse qëndroj deri në fund do të kryej marrëdhënie para kamerave me ...

Gjatë javës së shkuar, transgjinorja Edona James ka biseduar me banorë të tjerë të shtëpisë për tema rreth seksit, gjë që u diskutua gjatë spektaklit të djeshëm në "BBVK2".

Pas transmetimit të klipit, ishte Jonida Vokshi ajo që e ngacmoi Edonën duke e pyetur se si do t'ia bëjë nëse shkon deri në finale, referuar këtu marrëdhënieve seksuale.

Mirëpo, Edona habiti jo pak me përgjigjen, teksa tha se nuk e ka problem që të kryejë marrëdhënie edhe para kamerave të shtëpisë më të famshme.

"Si të jetë më e mira. Nuk e di ndoshta vjen ndonjë djalë i bukur që më pëlqen. Nuk e kam bërë kurrë para kamerave, por s'dua të them që s'do ta bëj atë. Unë e marr jetën si më vjen", ka thënë ajo