E bëri dhe këtë? Kourtney Kardashian mendohet se ...

Kourtney Kardashian dhe familja e saj janë parë në spital javën e kaluar mes pretendimeve se ylli i realitetit tashmë ka mirëpritur fëmijën e saj të katërt.

Sipas "DailyMail", Kourtney, 44-vjeçare, lindi dy ditë më parë, por nuk ka dashur ta ndajë ende lajmin.

Ndërkohë, "TMZ" tha se të hënën Kourtney ishte parë duke mbërritur në qendrën mjekësore "Cedars-Sinai",duke e cilësuar këtë si një tjetër shenjë se ajo po mirëpriste djalin e saj në këtë klinikë.

Me lindjen e foshnjës, ky do të jetë dhe fëmija i parë i çiftit Kourtney Kardashian dhe Travis Barker-it.

Kujtojmë që Kourtney ka dhe tre fëmijë të tjerë me ish-partnerin Scott Disick.