FOTO/ Alex Scott dhe Jess Glynne shkëmbejnë puthje pasionante në publik
Alex Scott dhe Jess Glynne më në fund kanë konfirmuar romancën e tyre, teksa janë parë duke ndarë një puthje pasionante gjatë një daljeje, të premten.
Jess, u pa duke ecur me krahun e saj të mbështjellë rreth shpatullave të Alex.
Dyshja dukej se ishin në humor të gëzuara, teksa buzëqeshnin dhe qeshnin së bashku, shkruan DailyMail.
Më pas ato u ndalën për të ndarë një puthje dhe një përqafim të ëmbël përpara se të nisnin rrugët e tyre të ndara pranë Stacionit të "Great Portland Street".
Dalja e tyre komode vjen pasi ato kanë marrë pjesë në shumë nga të njëjtat ngjarje dhe kanë kaluar kohë së bashku në javët e fundit mes raporteve për romancën e tyre të fshehtë.
Të martën, ato të dyja morën pjesë në festën e Halloween-it, "Haunted House of Friends", të prezantuar nga "Casamigos Tequila", në Londër.

