VIDEO/ Edona ofendon Ganiun: Dy kilogramë njeri, spiun...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2023, 17:18
Një nga banoret e spektaklit televiziv, "BBVK2", Edona James, ka zhvilluar një debat mjaft të zjarrtë me humoristin Gani Gërmia, këtë të premte.
Kjo pasi dyshja kanë pasur disa mospajtime gjatë javës dhe të njëjtat duket se po vazhdojnë të ndodhin edhe në ditët në vijim.
E teksa kanë debatuar ashpër të premten, Edona në një moment i është drejtuar Ganiut duke i thënë "Ti je spiun".
Ajo nuk është ndalur me kaq, pasi i ka thënë: Me ty nuk foli kurrë, i pafytyrë je, ti je dy kilogramë njeri, duke iu referuar peshës së tij.
Kujtojmë që Edona dhe Ganiu janë dy prej banorëve më të preferuar të publikut, së bashku me Bleron, pasi ata rezultuan më të votuarit në televotimin e parë.
