Arjan Konomi bën ndryshimin drastik në pamje: Thatë që jam plakur, po tani?

Opinionisti i njohur, Arjan Konomi, i cili njihet për natyrën e tij eksploruese dhe pa komplekse, përveç vendeve ekzotike duket se po eksploron edhe me look-un e tij.

Pak ditë më parë një video e tij me flokë të thinjur dhe fytyrë të zbehtë i habiti të gjithë, aq sa menduan se opinionisti mund të vuante nga një sëmundje shëndetësore.

Por jo, ky i fundit i vërtetoi të kundërtën me disa foto nga një ishull shumë larg Shqipërisë.

Së fundmi, Konomi ka ardhur me një ndryshim të ri në "look", për të cilin ai kërkon mendimin e ndjekësve.

"Ça dini ju për look-un e ri!! Gati për filmin e ri "Top Gun". Hajde jepini komenteve .. se thatë që jam plakur.. Si mendoni se dukem tani?", ka pyetur Konomi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)