Dado: Draftin për votën e Diasporës e kemi dërguar në Kuvend, do ta bëjmë edhe publik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2023, 22:44
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Klodian Rado nga Diaspora për Shqipërinë e lirë u shpreh se në kuvend ia kanë dërguar draftin për votën në Diasporës.
Dado: I kam shkruar kryetares së Kuvendit për këtë çështja. Ajo që kemi bërë është se përpos ndjekjes së ekzekutimit të vendimit, kemi marrë edhe një aksion edhe draftues me ekspertët më të mirë. Kemi marrë një model gjerman për të drejtën e votës së Diasporës.
E kemi depozituar në kuvend draftin dhe ia kemi ndërguar 140 deputetëve, ministrave dhe ambasadave që janë në Tiranë. Duam ta bëjmë edhe publike përmes medieve me një konferencë.
