2 qen “Pitbull” sulmojnë të moshuarin në Durrës, 84-vjeçari dërgohet në spital

Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë, nga 2 qen të llojit pitbull.

Si pasojë, 84-vjeçari është dëmtuar dhe është dërguar në spital, ku po merr asistencë mjekësore.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasit/sve përgjegjës për qentë.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

2 qen “Pitbull” sulmojnë të moshuarin në Durrës,