Akuzat e opozitës, reagon Garda: Asnjë efektiv nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës së Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2023, 14:45
Lidhur me pretendimin e disa deputetëve të opozitës, se punonjës të Gardës në seancën parlamentare kanë qenë me armë në sallë, Garda e Republikës sqaron se:
"Ky pretendim është tërësisht i pa vërtetë. Asnjë prej punonjësve të Gardës së Republikës, siç parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet.
Garda e Republikës mbetet e vendosur të ushtrojë gjithë përgjegjësitë dhe detyrat e ngarkuara, në funksion të garantimit të ligjit", thuhet në reagimin e Gardës së Republikës.

