Paqe dhe jo luftë, Masafra: Nga përplasjet ushtarake nuk fiton askush
Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër- Pult, Imzot Angelo Massafra apeloi për paqe si Ukrainë edhe në Rripin e Gazës. Në ceremoninë e ditës së të vdekurës ai theksoi se vetëm nga paqja fitojnë të gjithë e nga lufta ka vetëm humbje.
Në qytetin e Shkodrës është përkujtuar “Dita e Purgatorit”. arqipeshkvi i dioqezës Shkodër- Pult, Imzot Angelo Massafra, në fjalën e tij u ndal tek luftërat që po zhvillohen në Ukrainë dhe në rripin e Gazës.
Vdekjen e mijëra të pafajshmëve ai e konsideroi të padrejtë. Me paqe, shprehet ai, fitojnë të gjithë, ndërsa nga lufta ka vetëm humbje
2 nëntori, që shënohet si dita e përkujtimit të vdekurve, është një moment për të nderuar dhe kujtuar të ata që nuk jetojnë më, një ditë që përcjell mesazhin e respektin njerëzor dhe human.
