Ishte duke pirë kafe, ndërron jetë papritur shoferi i ambulancës në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2023, 17:23
Një 58-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë pasditen e sotme, ndërsa ndodhej duke pirë kafe në një lokal në qytetet. Sipas policisë, dyshohet se shkak është bërë një atak kardiak.
Mesditën e sotme, shtetasi F. V., 58 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, shofer i autoambulancës së spitalit rajonal të Shkodrës, teksa qëndronte në një lokal, në afërsi të spitalit, ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
