Liverpool dhe Chelsea nuk bëjnë hapa fals, kalojnë në fazën tjetër në Kupën e Ligës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2023, 22:42
Liverpool ka fituar me shifrat 1-2 ndaj Bourneumouth.
Skuadra e Klopp shënoi nga një gol në çdo pjesë. Të parin e shënuan me Gapko në minutën e 31’.
Vendasit shënuan golin e barazimit në minutën e 64’ me Kluivert, por Liverpool shënoi golin e avantazhit në minutën e 70’ me Nunez.
Kështu, Liverpool kalon në fazën tjetër të kupës Karabao.
Chelsea ka arritur të vazhdojë rrugëtimin në Carabao Cup pasi mposhtën në shtëpi me shifrat 2-0.
Blutë shënuan në pjesën e parë me Badiashile në minutën e 30’, ndërsa golin e dytë e shënuan në minutën e 59’ me Sterling.
