TENSIONE NË KUVEND/ Berisha futet në kryesi, opozita nuk lejon zhvillimin e Konferencës së Kryetarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku është parashikuar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Në kryesinë e Kuvendit ndodhen edhe edhe deputetët e opozitës. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete.

Shumica e deputetëve të opozitës ndodhen tashmë në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Brenda kryesisë së Kuvendit ndodhet gjithashtu edhe Gazment Bardhi, i cili është i përjashtuar me 10 ditë. Bardhi ka tentuar të hyjë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve.

Deputetët e opozitës, përkatësisht mbështetësit e Sali Berishës dhe të Gazment Bardhit, për të bllokuar edhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Gazetarja Mola Luku thotë se sot do të ketë tentativa që të bllokojnë punimet në Konferencën e Kryetarëve.

Bardhi është mes pesë deputetëve të opozitës të përjashtuar nga Kuvendi.

Nisur nga kaosi i krijuar mësohet se deputetët e mazhorancës, po shikojnë ambiente të tjera brenda Kryesisë së Kuvendit për ta zhvilluar këtë mbledhje.