GJKKO la në fuqi ‘detyrim paraqitje’ për Berishën, avokati Gjokutaj ankimon masën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2023, 13:00
Avokati Genc Gjokutaj ankimon masën e vendosur nga GJKKO për lënien në fuqi ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ky i fundit akuzohet për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Nga ana e tij Berisha nuk ka pranuar që të paraqitet për t’u marrë në pyetje në seancë në GJKKO, madje nuk ka pranuar as të përfaqësohet në gjyq, ndërkohë që i kanë caktuar avokat nga shteti.
Kujtojmë se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet pas hekurave për këtë çështje.
