Opozita paralajmëron tensione sot në Kuvend, Rama mbledh grupin e PS-së. Të jemi...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2023, 11:33
Në një kohë opozita ka paralajmëruar një seancë të tensionuar në Kuvend, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar socialist mëngjesin e sotëm.
Në fjalën e tij në mbledhjen me dyer të mbyllura mësohet se kryeministri Edi Rama ka dhënë porositë e tij për deputetët socialistë, ku kërkoi që të vazhdohej të respektohej Rregullorja e Kuvendit.
“Ne të vazhdojmë të respektojmë Rregulloren, ata të vijojnë punën e tyre. Për çdo situatë që mund të krijohet duhet që PS-ja të jetë e unifikuar në qëndrim”, mësohet të jetë shprehur ai.

