Basha: Të vendosur për të shlyer borxhin që kemi ndaj të përndjekurve politikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2023, 17:06
Kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitoi sot në Koplik familjen e Rexhep Currit, familje që ka vuajtur persekutimin e egër të diktaturës komuniste.
Basha u shpreh se, bashkëbiseduam për problemet dhe harresën me të cilën kjo shtresë e shoqërisë është përballur ndër vite.
“Sakrificat e tyre dhe familjarëve të tyre kanë merituar dhe meritojnë mirënjohjen dhe nderimin më të lartë nga të gjithë ne”, tha Basha.
“Bashkë me pendesën dhe ndjesën e thellë të Partisë Demokratike për vonesën me të cilën jemi ballafaqur me çështjet themelore si të përndjekurit dhe prona, shpreha vendosmërinë tonë për të hedhur të gjithë hapat e duhur për të shlyer borxhin moral dhe material që shteti dhe shoqëria ka ndaj të përndjekurve politikë”, u shpreh Basha.
