Sara Hoxha trazon ujërat, kë "thumboi" kësaj radhe Ledrin apo Dafinën?
Blogerja e njohur, Sara Hoxha, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediet, që pas përplasjes që ajo pati me këngëtaren, Dafina Zeqiri dhe deri më tani ku po përflitet për një krisje mes Sarës dhe partnerit të saj, Ledri Vula.
Çifti i njohur nuk janë parë më bashkë si në publik ashtu edhe në rrjetet sociale.
Aludime të ndryshme qarkullojnë në rrjet për arsyen e krisjes së çiftit (nëse ka një të tillë), është e lidhur me situatën që patën me Dafinën, ku reperi komentoi në një postim të sajin.
Sara është pyetur shpesh për aludimet se ka një krisje mes saj dhe Ledrit, por me përgjigjet e saj jo vetëm që nuk ka sqaruar gjë, por i ka shtuar dyshimet edhe më shumë.
Ndërsa së fundmi, ajo duket se ka dashur të dërgojë një mesazh në mediet sociale dhe këtë e ka bërë përmes një postimi të reperit me famë botërore, Drake.
Ky i fundit ka ndarë disa foto në rrjetin social "Instagram" ku shkruan: "Duke më bërë bllok pasi më bëre diçka të keqe, në të vërtetë nuk po më bllokon mua, por po bllokon veten… në fakt është gjëja më e mirë që të kam parë të bësh."
Teksa e ka rishpërndarë postimin e tij në "Instastory", Sara shkruan thjesht: Ah Drake.

