Kim Kardashian hedh në treg linjën e re të të brendshmeve, 25 mijë porosi për 5 minuta
Kim Kardashian ka hedhur në treg linjën e re të të brendshmeve. Sipas të dhënave modeli tejet provokues është mirëpritur në treg.
Kim Kardashian, 43 vjeç, modelon dizajnin, duke luajtur si një shkencëtare seksi e veshur me SKIMS.
“Temperatura e tokës po bëhet gjithnjë e më e nxehtë. Niveli i detit po rritet. Fletët e akullit po zvogëlohen.
Unë nuk jam shkencëtare, por besoj se të gjithë mund të përdorin aftësitë e tyre për të bërë pjesën e tyre”, dëgjohet të thotë ajo.
Burime pranë bukuroshes thonë se ka patur 25,000 porosi brenda vetëm pesë minutave.
Çmimet për veshjet e brendshme fillojnë nga 20 Dollarë dhe shkojnë deri në 80 Dollarë.
Kim pranoi se një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e kompanisë ishte edhe vendimi për të zgjeruar gamën e veshjeve edhe për meshkujt.
