"Po nxit njerëzit të më urrejnë" - Dea Mishel "shpërthen" ndaj Luiz Ejllit: Këtë s'e ka bërë as kur ishim në …

Moderatorja e njohur, Dea Mishel, e ftuar në emisionin "S'e Luan Topi", tregoi se sulmet e ndjekësve të Luizit vazhdojnë edhe pas mbarimit të spektaklit televiziv "BBV2", por për më tepër këngëtari i nxit ata që ta urrejnë.

"Doja t'i thosha publikisht që të përpiqet që këta ndjekës që i ka kaq të zjarrtë, dhe shumë mirë që i ka dhe ti shtohen sa më shumë, t'i udhëzojë që të jenë sa më të dashur dhe më pozitivë.

Jam prekur, se unë këtë gjë e kam pasur që nga "Big Brother", kam pasur një përplasje me Luizin për shkak të një nominimi që për mua ka qenë vetëm lojë.

Dhe nuk kam menduar që kjo gjë do të vazhdojë edhe jashtë. Dhe kur ka vazhduar edhe në koncertin që ka pasur, edhe në Shkodër që nxiti një turmë me njerëz që të më urrenin mua, dhe më pas edhe LIVE.

Më vjen shumë keq që situata duhet të shkonte kështu personalisht. Por kam dashur ta flas", është shprehur Dea Mishel.

Ajo tregon një situatë që i ka ndodhur gjithashtu gjatë premierës së filmit me Luzin.

Pjesë nga biseda në studio

Dea Mishel: Patëm një moment që e takova dhe më tha "do të të shaj prapë".

Gazetarja: Ai tenton të flasë, të afrohet?

Dea Mishel: Herën e fundit qe tentoi më tha do të të shaj prapë kështu që…

Gazetarja: Mos ka qenë shaka, batutë, se e njohim Luizin që është i batutës.

Dea Mishel: Jo, s’ka qenë batutë.