FOTO/ Dua Lipa "mahnit" me ngjyrën e re të flokëve të saj

Mesa duket, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sido që t'i lyejë dhe stilojë flokët, për ndjekësit e saj mbetet sërish një yll.

Ajo u pa të premten, teksa mbërriti në zyrat e "Shoqatës së Drejtorëve të Amerikës në Los Angeles" dhe fotografët nuk kishin se si të mos realizonin disa shkrepje të aparateve të tyre.

Dua kishte veshur një këmishë të zezë lëkure të stilit "Oxford", që përshtatej me ngjyrën e saj të re të flokëve.

Me kalimin e viteve ajo i ka lyer flokët e saj në të gjitha ngjyrat, nga bionde platin deri te kafe e errët, ama kjo ngjyrë  po preferohet më shumë nga dashamirësit e saj.

FOTO/ Dua Lipa "mahnit" me ngjyrën e re të flokëveFOTO/ Dua Lipa "mahnit" me ngjyrën e re të flokëve