Nga vëllai me autizëm te ndarja e prindërve, Xhesika prek me historinë e saj: Sytë më mbetën tek dera, prisja babin të shfaqej, por ...

Ishullorja e spektaklit televiziv "Love Island", Xhesika gjatë gjysmëfinales ka prekur gjithë teleshikuesit me rrëfim emocionues që ka bërë për jetën saj, duke filluar nga emigrimi në Itali, lindja dhe diagnostifikimi i vëllait me autizëm e deri te ndarja e prindërve.

"Gëzimi më i madh i jetës sime është lindja e vëllait, Xhonatanit. Lindi plot shëndet, shumë i shkathët, fliste dhe ecte.

Pas një vaksine nuk u ndje mirë dhe çdo gjë po ecte mbrapsht, nuk fliste më, nuk të shikonte më në sy, izolohej.

Kemi bredhur në gjithë Italinë për të kuptuar çfarë u thye tek ai dhe ata, na thanë që Xhonatani kishte autizëm.

Thyerjet filluan mes mamasë dhe babait, dhe shkuan deri aty sa ata të ndaheshin. Unë arrij në fund të universitetit dhe pak ditë para së të bëhesha infermiere babai la shtëpinë.

Kur unë do të diplomohesha sytë e mi mbetën te dera, prisja babin të më shikonte dhe t'i thosha unë ia dola, bëhu krenar për mua, por ai nuk erdhi.

Unë e arrita ëndrrën time, por nuk kisha me kë ta ndaja", rrëfeu ajo.