Ish-kopshtari rezulton të jetë vrasësi kryesor i regjisorit iranian, Mehrjui dhe gruas së tij

Një kopshtar që dikur punonte në vilën e regjisorit të vrarë iranian Dariush Mehrjui, thuhet se ishte vrasësi kryesor.

Trupat e Mehrjuit dhe gruas së tij Vahideh Mohammadifar u gjetën në vilën në periferi të Karaj pranë kryeqytetit iranian, Teheran, ditë më parë me plagë me thikë në qafë.

Mediat iraniane të lajmeve thanë se ish-kopshtari kishte kohë që kishte grindje me viktimat për disa çështje dhe ishte ndër personat e parë që u arrestua nga policia si i dyshuar.

Ish-kopshtari kishte grabitur shtëpinë e viktimave edhe vitin e kaluar. Ai është grindur me viktimat pasi ata kishin marrë vesh për grabitjen, sipas burimeve.

Sherri ishte bërë aq i fortë sa kopshtari kishte kërcënuar edhe gruan e Mehrjuit me thikë.

Sipas policisë, megjithatë, i dyshuari ka refuzuar të rrëfejë vrasjen përkundër dëshmive përfundimtare kundër tij. Por më në fund ai rrëfeu dhe hodhi dritë mbi misterin rreth vrasjes së Mehrjuit dhe gruas së tij.

Vrasësi pranoi se kishte vjedhur një pjesë të pasurisë së viktimave nga shtëpia e tyre pasi i kishte vrarë.

Policia ka sekuestruar një pjesë të sendeve të vjedhura.

Dariush Mehrjui i cili ishte një regjisor, shkrimtar dhe përkthyes i njohur filmash lindi në vitin 1939 në Teheran.

Vrasja e Mahrjuit dhe gruas së tij më 14 tetor, ishte një tronditje e madhe për figurat kinematografike dhe fansat e tjerë që e admirojnë për kryeveprat e tij artistike.