Misteri i vdekjes së aktorit, prokurorët presin ekspertizën mjeko ligjore për Matthew Perry

Vdekja e aktorit të the friend Matheë Perry do të mbetet e dyshimtë deri sa të përfundojë raporti mjeko ligjor. 

Deri më tani policia ka përjashtuar mundësinë e një grabitje apo hyrje me dhunë në apartamentin ku u gjet i pajetë 54 vjeccari, por se do të jetë autopsia që do të zbulojë nëse ai kishte konsumuar lëndë narkotike apo i ishin dhënë substance të tjera.

Për këtë përgjigje do të duhet të pritet disa javë për të pasur të dhënat e qarta dhe më të plota. Ndërsa trupi I pajetë I aktorit do ti kthehet familjes për nderimet e fundit.

Në hetim është edhe një telefonatë e dërguar zjarrëfikësve ku kërkohej ndihmë për shkak të rrezikut 

nga uji, por ende mbetet e paqartë nëse kjo thirrje ka të bëjë me Perryn i cili u gjet i pajetë të shtunën në vaskë.

Mediat shkruajnë se deri më tani dyshimet janë për vdekje natyrale, por hetuesit nuk përjshtojnë pista të tjera deri në marrjen e raportit mjeko ligjor

Karriera e Perryt nisi në vitin 1979 kur ai ishte ende adoleshent duke vijuar më pas me nëj sërë rolesh. Ishte viti 1994 kur nisën Fiends që e bënë atë të famshëm madje edhe në nominimin për ccmimin Emmy në vitin 2002.

Gjatë kësaj periudhe ai krijoi edhe varësi nga alkooli, por që arriti ta linte.