"Më pështiroseni", Diola Dosti reagon pas lajmeve dhe fotove me Edi Ramën
E ftuar së fundmi në emisionin 'Glamour Zone', nusticionistja Diola Dosti ka reaguar për disa lajme që pushtuan portalet pak ditë mëparë.
Në intervistën përballë moderatores Ester Bylyku, Diola tha se i pështiroseshin ato portale dhe persona që kanë miksuar fotot e saj me Kryeministrin Edi Rama.
Por çfarë ka ndodhur?
Disa ditë mëparë, Diola tha se ishte sapioseksuale (person që fillimisht ndjen tërheqje nga mendja e dikujt, përpara pamjes fizike). E pyetur se cili është politikani më tërheqës sipas saj Diola zgjodhi Kryeministrin.
Kaq mjaftoi që në internet të qarkullonin fotot e saj dhe të Kryeministrit Rama.
E indinjuar nga kjo, Diola u shpreh: 'Më pështirosen ato portale që bashkojnë fotot e mia dhe të Edi Ramës. Unë jam detyruar t`i përgjigjem një pyetje dhe e shpjegova më se miri çfarë do të thotë sapioseksual.'
Në vazhdim të intervistës Diola është përballur edhe me të dashurin xheloz të moderatores Ester Bylyku. Ajo ra pre e një kamere të fshehtë, ku u detyrua të konfliktohej me 'partnerin xheloz' të Ester, për të mbrojtur moderatoren. Për të ndjekur këtë moment, klikoni videon e mëposhtme:
