Ja sa ka kushtuar veshja e Kiara Titos këtë javë në emision
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2023, 16:08
Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka marrë vëmendjen e ndjekësve me veshjen e saj në studion e emisionit "Fan Club".
Ndryshe nga dy herët e shkuara, ku moderatoren e kemi parë veshur me të zeza, këtë herë Kiara ka vendosur të vijë në studio veshur me një kostum të kuq, mjaft elegant.
Por, sa ka kushtuar "look"-u i Kiara Titos në këtë puntatë të tretë?
Sa i përket kostumit, Kiara kishte veshur një xhaketë të gjatë oversize të "BSB", e cila kushtonte 189 euro.
Sa i përket pantallonave të po së njëjtës markë, kushtonin 115 euro.
Për ta kombinuar moderatorja zgjodhi një palë sandale të "Maria Luca", në vlerë 495 euro, duke bërë kështu që "look"-u në total të jetë në vlerën prej 799 euro.
View this post on Instagram
