10 kokteile që mund t'i sajoni me çfarë keni në shtëpi

Koketilet duken aq të shijshme, por aq edhe të vështira për t'u përgatitur kur i shijojmë nëpër bare, sa mendimi se mund ta provojmë vetë në shtëpi na duket diçka e pamundur.

Por jo, është më e lehtë nga sa mund ta mendoni. Ne ju sjellim recetat e 10 kokteileve, që mund t'i bëni fare lehtë në shtëpitë tuaja dhe t'i shijoni për qejfin tuaj.

1. Vodka RedBull

2/3 vodka 1/3 RedBull, ose çfarëdo pije energjike që keni në shtëpi. Shtoni akull.

2. Ouzo Lemonade

2 masa uzo, 1 ½ - 2 masa lëng limoni, 3 masa ujë, një lugë çaji mjaltë, gjethe menteje po patët. Shtoni akull.

3. Wine Spritzer

2/3 verë, 1/3 ujë tonik. Mos shtoni akull.

4. Rum Cola

2/3 rum 1/3 Cola. Shtoni akull.

5. Whiskey Cola

2/3 uiski, 1/3 Cola. Shtoni akull

6. Tequila Sunrise

1/3 tekila, 2/3 lëng portokalli, një pikë lëng pjeshke. Nëse s’keni tekila, zëvendësojeni me raki. Shtoni akull.

7. Shandy

2/3 birrë, 1/3 Sprite. Mos shtoni akull.

8. Diesel

2/3 birrë, 1/3 Cola. Mos shtoni akull.

9. Raki shegë

1/4 raki, 1/4 lëng shege, 1/2 limon soda. Shtoni akull.

10. Brandy Sour

2/3 konjak, 1/3 lëng limoni, një pikë ujë tonik ose ujë me gaz, një lugë çaji sheqer. Shtoni akull.