Mamaja martohet me djalin e birësuar 31 vite më të vogël
Një muzikante ruse e quajtur Aisylu Chizhevskaya Mingalim, 53 vjeçe, filloi një romancë me djalin e saj Daniel Chizhevsky, kur ai ishte vetëm 22 vjeç.
Dyshja i thanë "PO" dashurisë për njëri- tjetrin, më 20 tetor, në një ceremoni të vogël në Kazan të Rusisë.
Aisylu e kishte rritur Danielin që kur ai ishte vetëm 14 vjeç, pasi e adoptoi në një jetimore, teksa shkonte për të dhënë mësime kantoje.
Ky rast ka tronditur edhe zyrtarët e "Mirëqenies së Fëmijëve" në Rusi, të cilët kanë reaguar duke i marrë gruas në fjalë edhe 5 fëmijët e tjerë të saj, 4 prej tyre sërish të birësuar.
Ajo është në luftë me autoritetet për t'i marrë sërish në shtëpi, pasi pretendon se i kanë shpërndarë në familje të tjera.
Për mediat lokale 53- vjeçarja u shpreh: "Marrëdhënia jonë është perfekte. Ne nuk mund të jetojmë pa njëri- tjetrin. Jemi në të njëjtin mendim dhe dëshirë për romancën tonë".

